Protesta para parlamentit kundër hartës territoriale të Ramës, policia dhunë e arrestime, 8 në komisariat

Protesta para parlamentit kundër hartës territoriale të Ramës, policia dhunë e arrestime, 8 në komisariat

Policia thotë se 8 protestues janë shoqëruar pas përleshjes mes protestuesve dhe efektivëve sot para parlamentit ku pritet të votohet harta e njëanshme territoriale e propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Edi Rama. Ata janë shoqëruar për në komisariatin numër 1. Qindra qytetarë u mblodhë sot para Parlamentit për të protestuar kundër hartës së re territorial dhe shkrirjes së 15 bashkive. E teksa qytetarët kërkonin reflektim nga ana e deputetëve, Policia iu kundërpërgjigj me dhunë dhe gaz lotsjellës ndaj tyre. Me një akt të paprecedent dhe në mënyrë jo proporcionale, policia që në fillim tentoi të shpërndajë protestën nëpërmjet dhunës. Të njëjtin fat si qytetarët kishin edhe deputetët e opozitës që u penguan nga policia edhe për të shkuar në ambientet e Kuvendit. Në njoftimin për median policia thotë se  'gjatë...