Protesta në Tiranë, Policia: 56 persona të arrestuar dhe 97 të proceduar, plagosen 24 policë

Protesta në Tiranë, Policia: 56 persona të arrestuar dhe 97 të proceduar, plagosen 24 policë

pamje nga policia TIRANË- Protesta e studentëve në Tiranë vijon prej katër ditësh, ndërsa Policia e Shtetit ka bërë me dije se 56 persona janë arrestuar dhe 97 të tjerë janë proceduar penalisht në lidhje me ngjarjet e regjistruara gjatë tubimit të djeshëm. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë protestës disa pjesëmarrës kanë ushtruar akte dhune, duke dëmtuar 24 efektivë policie, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore. Gjithashtu, Policia njofton se gjatë tubimit janë dëmtuar institucione shtetërore, biznese, banka, sinjalistika rrugore dhe prona të tjera publike e private, si dhe janë djegur automjete të policisë.   Njoftimi i Policisw: Tiranë/Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan godina institucionesh shtetërore, biznese, banka, sinjalistikë rrugore dhe prona publike e private, si dhe dogjën automjete policie...