Protesta në Tiranë, Malaj reagon pas bllokimit të autoambulancës: Çdo vonesë mund të kushtojë jetë
Protestuesit bllokojnë auto-ambulancën në Tiranë TIRANË- Pamjet e një autoambulance të bllokuar gjatë protestës në Tiranë kanë sjellë reagimin e ministrit të Financave Petrit Malaj i cili ka publikuar edhe videon e incidentit në rrjetet sociale. Malaj ka kritikuar veprimin e protestuesve, duke e cilësuar të papranueshëm pengimin e një mjeti të urgjencës. Sipas ministrit vonesat në mbërritjen e autoambulancës mund të kenë pasoja fatale për personat që presin ndihmë mjekësore. Në reagimin e tij, Malaj u ka kërkuar protestuesve të mos pengojnë punën e personelit shëndetësor dhe të lejojnë ekipin mjekësor të përmbushë detyrën. Reagimi i ministrit Malaj: E PAPRANUESHME! PROTESTUESIT BLLOKOJNË AUTOAMBULANCËN! Çdo sekondë vonesë e një autoambulance mund të kushtojë një jetë njerëzore! LËRENI EKIPIN MJEKËSOR TË KRYEJË DETYRËN!/ZËRI
Burimi:
zeri.ai