Protesta në Shkodër, tensione gjatë marshimit, policia shoqëron disa të rinj

Protesta në Shkodër, tensione gjatë marshimit, policia shoqëron disa të rinj

pamje nga protesta ne shkoder SHKODËR- Protesta po zhvillohet edhe në Shkodër, ku të rinjtë po marshojnë nëpër rrugët e qytetit. Teksa marshojnë, ata ndiqen nga forcat e policisë, të cilëve u kanë bërë thirrje që të heqin kapelen kapelet dhe t’u bashkohen protestuesve. Megjithatë, situata është tensionuar pak minuta më vonë, kur disa prej protestuesve kanë djegur dhe përmbysur kosha mbeturinash në rrugë. Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa nga protestuesit, ndërsa marshimi ka vijuar edhe më tej. /ZËRI