Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata e qetë Mbi një milion persona, sipas Unonit Sindikal të Bazës dhe 255 mijë, sipas Ministrisë së Brendshme italiane, morën pjesë në protestat e zhvilluara të premten në mbi 60 qytete të Italisë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shtimit të shpenzimeve ushtarake. Tubimeve iu bashkuan studentë, punëtorë, fermerë, pensionistë, familje dhe sindikata. Pjesa më e madhe e protestave u zhvillua në mënyrë paqësore, por në mbrëmje situata u përshkallëzua në Romë dhe Torino, ku pati përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Në kryeqytet, një grup protestuesish u shkëput nga marshimi kryesor pranë Koloseut, hodhi sende në drejtim të policisë dhe u vuri flakën disa koshave të mbeturinave....