Protesta në mbështetje të UÇK, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë ndaj padrejtësisë

Protesta në mbështetje të UÇK, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë ndaj padrejtësisë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar, lidhur me protestën e mbajtur të enjten pasdite në Prishtinë, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë me akuzat për krime lufte. Protesta u organizua nga veteranët e UÇK-së. Sipas Spiropalit, “protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës; një akt kundër të drejtës, kundër lirisë, në abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik”. “Drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima.”, shkruan Spiropali në një postim në rrjetet...