Protesta në Elbasan, shkulen tabelat e sinjalistikës rrugore dhe digjen kosha,  shoqërohet një person

Protesta në Elbasan, shkulen tabelat e sinjalistikës rrugore dhe digjen kosha, shoqërohet një person

elbasan ELBASAN- Të rinjtë në Elbasan kanë vijuar edhe sot protestën, duke marshuar në rrugët e qytetit që prej orës 11:00. Marshimi nisi në mënyrë paqësore, por situata u përshkallëzua në vijim. Gjatë marshimit janë dëmtuar disa shtylla të sinjalistikës rrugore, janë djegur kosha mbeturinash dhe stola. Ndërkohë, policia ka shoqëruar një person të rritur, i cili dyshohet se është identifikuar duke nxitur të rinjtë të përdorin mjete piroteknike gjatë protestës./ZËRI