Protesta në Beograd: Studentët bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi

Protesta në Beograd: Studentët bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi

Studentët e Universitetit të Beogradit kanë hyrë në ditën e tetë të bllokadës së ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), transmetuesit publik shtetëror, duke akuzuar këtë institucion për mungesë objektiviteti dhe mbulim të njëanshëm të protestave të tyre. Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është shpallja e një konkursi të ri për anëtarët e Këshillit të Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM), që sipas tyre duhet të garantojë pluralizmin dhe pavarësinë e mediave në Serbi. RTS, nga ana tjetër, ka njoftuar se për shkak të “rrethanave të vështira të punës”, është detyruar të ndryshojë skemën programore dhe ka deponuar kallëzim...
Burimi: Syri.net