Protesta, MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara!

Protesta, MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara!

Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar lidhur me informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale për gjendjen shëndetësore të studentëve të lënduar gjatë protestës në Tiranë. MIA i ka cilësuar të pavërteta pretendimet se dy studentë ndodhen në intubim, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos përhapin informacione të pakonfirmuara. Në njoftim theksohet se të dhënat zyrtare për gjendjen shëndetësore të të lënduarve duhet të merren nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. “Informacioni që po qarkullon në disa faqe në Instagram dhe platforma të tjera, sipas të cilit dy studentë ndodhen në intubim, është i pavërtetë! Mos bini pre e dezinformimit! U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë dhe të mos shpërndajnë informacione të pavërtetuara, të cilat krijojnë panik dhe shqetësim të panevojshëm...