Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon
Tensionet kanë vijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së 171-të kundër qeverisë, ku policia ka ndërhyrë edhe ndaj një protestuesi të moshuar. Në pamjet e publikuara nga protesta, qytetari shihet teksa tërhiqet zvarrë nga efektivët dhe më pas futet me forcë në një furgon policie. Në momentin e ndërhyrjes, ai ndodhej në bulevard, pranë biçikletës së tij. Pavarësisht ndërhyrjeve dhe shoqërimeve, qytetarët kanë vijuar marshimin dhe protestën kundër qeverisë.
Burimi:
gijotina.com