Protesta e studentëve/ ‘Shëndetësia’ jep lajmin e mirë: 21-vjeçari që u godit nga polici s’ka rrezik për paralizë
foto e 21-vjeçarit TIRANË-Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e të lënduarve gjatë protestës së djeshme së 16 tetorit, ku ka dhënë lajmin e mirë për të riun 21-vjeçar që përfundoi në spitalin e Traumës pasi u përplas në asfalt nga një efektiv policie gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit. Sipas informacionit të spitalit, 21-vjeçari po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë, ku raportohet se për momentin nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se vetëm në Tiranë 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor, mes tyre 8 efektivë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë. Ndërkohë të lënduar janë regjistruar edhe në Vlorë dhe Lezhë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar...
Burimi:
zeri.ai