Protesta e studentëve, Policia i zmbraps me ujë e gaz lotsjellës, të tjera arrestime (FOTO)
Policia ka zmbrapsur protestën e dhunshme të studentëve, që shkatërruan gjithçka te “Rruga e Durrësit”, përfshi bizneset, teksa i vunë flakën. Ujë e gaz lotsjellës u përdor nga efektivët për shpërndarje. Pati edhe persona të shoqëruar dhe të arrestuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e personave që kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje dhe përdorim të gazit lotsjellës. Sipas njoftimit zyrtar, në total 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës. Mes tyre janë protestues, përfaqësues të medias, efektivë policie dhe kalimtarë. Në QSUT janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit lotsjellës....
Burimi:
javanews.al