Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë

Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë

Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot, ku gjashtë efektivë mbetën të plagosur. Përmes një reagimi, Demo u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin aktet e dhunës, duke theksuar se përgjegjësia e të gjithëve në këto momente është ulja e tensioneve. “E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar”, shprehet ministri. Demo u ka uruar shërim të shpejtë efektivëve të plagosur, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij për ta dhe familjet e tyre. Ai ka theksuar gjithashtu se Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën për garantimin e...