Protesta e studentëve/ Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë apel për paqe: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin

Protesta e studentëve/ Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë apel për paqe: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë TIRANË-Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Apel për paqe, drejtësi, përgjegjësi dhe dialog kombëtar. Paqja është përgjegjësi e përbashkët. Drejtësia është detyrim. Respekti për njeriun është themeli që na bashkon. E ardhmja e Shqipërisë është në duart e brezave që po rrisim sot, ndaj kemi detyrimin t'u lëmë një vend ku drejtësia frymëzon shpresë dhe bashkëjetesa bëhet vlerë e trashëguar. Shqetësimet e qytetarëve dhe të studentëve meritojnë të dëgjohen me seriozitet, ndërsa institucionet kanë përgjegjësinë të japin përgjigje konkrete, transparente dhe në përputhje me ligjin. Si përfaqësues të komuniteteve fetare zyrtare në Shqipëri, besojmë se paqja nuk nënkupton heshtje përballë padrejtësisë, drejtësia nuk mund të ndërtohet përmes dhunës dhe autoriteti nuk mund të ushtrohet pa përgjegjësi. Traditat tona fetare na bashkojnë në mbrojtjen...