Protesta e studentëve 14 tetor! Policia: 55 të arrestuar, 98 në hetim- u shkatërruan bankomate, kamera, semaforë, ministri

Protesta e studentëve 14 tetor! Policia: 55 të arrestuar, 98 në hetim- u shkatërruan bankomate, kamera, semaforë, ministri

pamje nga protesta TIRANË-55 persona janë arrestuar dhe 98 të tjerë janë proceduar penalisht, pas protestës së studentëve të zhvilluar një ditë më parë në 14 tetor. Mes të arrestuarve janë dhe dy të mitur, 15 dhe 17 vjeç.  Blutë njoftojnë se të arrestuarit ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore, pronë publike dhe private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera, automjete dhe rrethime metalike gjatë tubimit. Policia bën me dije gjithashtu se gjatë protestës është dëmtuar godina e Komisariatit të Policisë Nr. 2, është djegur një automjet policie dhe janë dëmtuar tre automjete të parkuara. Njoftimi i policisë: Ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore, pronë publike dhe private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera, automjete dhe rrethime metalike gjatë tubimit të datës 14.10.2026,...