Protesta e së shtunës, Berisha edhe një herë thirrje qytetarëve: Të gjithë në orën 12:00 para Kryeministrisë

Protesta e së shtunës, Berisha edhe një herë thirrje qytetarëve: Të gjithë në orën 12:00 para Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen për pjesëmarrje në protestën kombëtare që opozita do të zhvillojë këtë të shtunë, në mbështetje të lëvizjes studentore. Përmes një mesazhi të publikuar, Berisha u ka kërkuar qytetarëve të mblidhen në orën 12:00 përpara Kryeministrisë, duke i ftuar t’i bashkohen tubimit. Partia Demokratike dhe opozita kanë shprehur mbështetjen për protestën qytetare të të rinjve që prej nisjes së saj. Në këtë kuadër, gjatë tri të shtunave të fundit, opozita ka organizuar edhe tre protesta kombëtare, duke iu bashkuar revoltës studentore. Megjithatë, protesta e fundit u shoqërua edhe me tensione mes studentëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Studentët kundërshtuan praninë e deputetëve demokratë dhe i larguan ata nga tubimi, duke kërkuar që protesta e tyre të ruante karakterin...