No Image Available

Protesta e kamionistëve paralizon jugun e Italisë, rrezikohet prodhimi i makaronave

Protesta e shoferëve të kamionëve në jug të Italisë po shkakton ndërprerje të furnizimeve, mungesa të produkteve ushqimore dhe vështirësi për industrinë vendase. Bllokimi i rrugëve, autostradave dhe porteve, në kundërshtim me rritjen e çmimeve të karburanteve dhe kostove të transportit, ka vënë në rrezik edhe prodhimin e makaronave, një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë italiane. Sipas Reuters, prodhuesi i makaronave Rummo, me seli në rajonin e Kampanias, njoftoi të martën pezullimin e aktivitetit për shkak të mungesës së lëndëve të para. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Cosimo Rummo, deklaroi se probleme të ngjashme po përballojnë pothuajse të gjithë prodhuesit e mëdhenj të makaronave në rajonin e Pulias. Kampania dhe Pulia, së bashku me Sicilinë, janë ndër qendrat kryesore të prodhimit të makaronave në Itali....