No Image Available

Fifi zbulon arsyen pse nuk po bëhet dasma me Adisin: Na duhen më shumë lekë

Këngëtarja e njohur Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, teksa ka folur për planet e martesës gjatë emisionit “Goca dhe Gra”. E pyetur në lidhje me dasmën, artistja zbuloi se ende nuk kanë një plan konkret për organizimin e saj, duke lënë të kuptohet me humor se një nga pengesat është buxheti. “Ta marr Adisin, hajde shpirti im, ta bëjmë dasmën këtu. Për dasmën na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve”, u shpreh Fifi, duke shkaktuar të qeshura. Me këtë batutë, këngëtarja tregoi se planet për ceremoninë mbeten ende të hapura, ndërsa nuk dha detaje të tjera për një datë apo organizim të mundshëm. Gjatë bisedës, Fifi foli edhe për projektet e saj muzikore dhe...