“Protesta e heshur” e pronarëve të bizneseve në Korçë kundër aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike!

“Protesta e heshur” e pronarëve të bizneseve në Korçë kundër aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike!

Pyetjet e bizneseve KORÇË- Një pjesë e bizneseve që operojnë në pedonalen e qytetit të Korçës për dy orë nuk kanë ofruar shërbim ndaj klientëve, si shenjë proteste ndaj aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Niko Treska, Endri Bakullati dhe Olsi Xhambello janë tre prej biznesmenëve që kanë mbyllur bizneset e tyre në pedonale dhe mbi xhama kanë ngjitur fletushka si mesazhe për pushtetin vendor dhe jo vetëm. Ata kërkojnë shtyrjen e afatit të prishjes së strukturave metalike të biznesit të tyre, pasi sipas tyre, në gusht presin fluksin më të madh të turistëve dhe prishja e biznesit do...