Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!
Policia ka njoftuar se ka arrestuar 3 protestues dhe u proceduan penalisht 6 të tjerë për veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimeve në datat 7 dhe 8 tetor”. “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Policisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet u arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 28 vjeç, F. Rr., 29 vjeç dhe A. A., 39 vjeç; u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 39 vjeçe, B. M., 20 vjeç, I. T., 51 vjeç, M. C., 65 vjeç, L. B., 39 vjeç dhe E. E., 35 vjeç”, lexohet në njoftimin e...
Burimi:
javanews.al