Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, Policia bën shoqërimet e para, disa i ndjek edhe me vrap!
Si një arenë “lufte” ajo që po ndodh aktualisht në Tiranë. Protestuesit të cilët mbërritën para Kryeministrisë dhe Piramidës, nuk i kursyen gurët drejt xhamave ndaj institucioneve dhe bizneseve. Policia ka bërë edhe shoqërimet dhe arrestimet e para në atë zonë. Një grup i policisë vrapon për të kapur protestuesit, të cilët duket se janë më të shpejtë dhe u shpëtojnë në këtë aksion.
Burimi:
javanews.al