Protesta e dhunshme në Tiranë, opozita nuk tërhiqet: PD mbështet dhe është në krah të studentëve!
Protesta studentore dhe bojkoti i mësimit në disa qytete të vendit kanë sjellë reagimin edhe të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i cili ka deklaruar mbështetjen për studentët dhe të rinjtë që janë ngritur në protestë. Në një deklaratë zyrtare, deputetët e opozitës dënojnë atë që e cilësojnë si dhunë ndaj protestuesve dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës, krijimin e një qeverie kujdestare dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Deklarata e plotë: “GRUPI PARLAMENTAR I PD: STUDENTËT NË RRUGË, DEPUTETËT E OPOZITËS NË KRAH TË TYRE! DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE Prej 48 orësh, Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën,...
Burimi:
javanews.al