Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan Policinë
Analisti Ilir Demalia, i ftuar në “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, komentoi protestën e sotme në Tiranë. Ai tha se protestës iu vu emri i protestës së studentëve, por se ata nuk ishin studentë. Sipas tij, çdo gjë mund të pranohet në këtë protestë, edhe përplasjet fizike, por e papranueshme mbetet sulmi i deputetit Erald Kapri ndaj drejtorit të Policisë. Pjesë nga biseda: Demalia: Mua më duket se kjo protestë është një degëzim i protestave të tjera. Nuk më duken studentë. Edhe lista e të arrestuarve: 40, 50, 45 vjeç. Rakipi: Nuk ishin studentë këta? Demalia: Po 45-vjeçari nuk është student. Protesta është e drejtë qytetare. Ajo që dua të them është se media nuk jep një raportim real për protestën, si për sulmin ndaj...
Burimi:
javanews.al