Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Është mbyllur protesta e 101-të kundër qeverisë. Protesta u mbyll tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit ku u bë thirrje, që ata që kanë mundësi, mund të shkojnë tek Komisariati numër 6, ku po mbahen disa protestues ndërsa u premtua se nesër protesta do vijojë sërish. Protesta nisi sot në orën 17:00 tek parlamenti. Dhunë e paprecedentë dhe joproporcionale, arrestime të dhunshme të pajustifikuara dhe forca speciale të armatosura dhe të maskuara ishte panorama që qëndroi përballë protestuesve tek Parlamenti, të cilët armët e vetme kishin vezët dhe thirrjet për dorëheqjen e arrestimin e kryeministrit Rama. Pasi u rrethuan prej orësh nga qindra forca policie deri në mbarimin e seancës parlamentare, qytetarët kanë pritur daljen e deputetëve dhe ministrave socialistë për tiu shprehur indinjatën e tyre e për...
Burimi:
syri.net