Protesta dhe kundër-protesta në Angli, çështja e emigrantëve përplas anglezët që mendojnë ndryshe

Protesta dhe kundër-protesta në Angli, çështja e emigrantëve përplas anglezët që mendojnë ndryshe

Qindra demonstrues nga grupe rivale marshuan nëpër një qytet anglez të dielën nën masa të rrepta sigurie mes tensioneve për shkak të protestave anti-emigrantë. Shqetësimi po rritet në Britani se protestat e dhunshme të kohëve të fundit anti-emigrantë mund të paralajmërojnë një verë të re trazirash, një vit pasi Mbretëria e Bashkuar u trondit nga trazirat e saj më të këqija në dekada. Turma të mëdha protestuesish kundër emigracionit u përplasën me policinë që përpiqej t’i mbante të ndarë nga kundërprotestuesit. Përplasja ndodhi jashtë hotelit “The Bell” në Epping, Essex, pas akuzës së një kërkuesi azili për ngacmim seksual javën...