Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme, në orën 10:00, përpara Universitetit. Në një videomesazh, Berisha akuzoi qeverinë për dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve, duke deklaruar se ata “u ngritën si feniksi nga hiri”, ndërsa u kërkoi qytetarëve të mos i lënë vetëm në protestën e tyre. Videomesazhi i plotë: “Ky mesazh i drejtohet çdo shqiptari. Prej një jave, Tirana po përjeton terrorin e kuq që Shqipëria nuk e njihte më që nga ditët e zeza të regjimit komunist. Prej një jave, fëmijët shqiptarë, nën moshë, gjimnazistë dhe studentë po dhunohen barbarisht nga grupe narko-kriminelësh me uniformë. Prej një jave, mbi 2 mijë vajza, djem, gjimnazistë, të mitur, studentë, janë dhunuar egërsisht, ndaluar apo...
Burimi:
javanews.al