Protesta/ Antiterrori: 1 i arrestuar, 17 nën hetim, mes tyre Gent Progni dhe ish-deputeti Ndocaj
Eduart Ndocaj dhe Gent Progni TIRANË-Antiterrori dhe Hetimi i Krimit Kibernetik ka arrestuar një 33-vjeçar dhe ka referuar në prokurori 17 persona për nxitje të dhunës, në kuadër të protestave të dhunshme kundër qeverisë. Në pranga është vendosur Elton Xhura nën dyshimin se se ka dërguar në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat mesazhe ku kërcënonte me vendosjen e bombave në tre godina të ndryshme të tij. Mes personave të vendosur nën hetim është ish-deputeti Eduart Ndocaj, pasi publikoi një video në rrjetet sociale ku ofron shpërblime financiare deri në 5 mijë euro për këdo që hedh deputetë në koshin e plehrave. Ish-deputeti akuzohet për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”. Ndërkohë është proceduar penalishte edhe aktivisti...
Burimi:
zeri.ai