Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Propozohet heqja e denimit për jetë/ Cilat janë risitë e Kodit të ri Penal
Sot u prezantua drafti i Kodit të ri Penal, i cili parashikon 42 nene më shumë se ai aktual. Në Kodin e ri Penal propozohet lirimi me kusht për të dënuarit e përjetshëm, atëherë kur përmbushen kushtet. Një nga elementet e rinj në Kodin e ri Penal është shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit. Gjithashtu është propozuar që mosha 14, 16 apo 18 vjeç duhet parë më me tolerancë. Risitë e Kodit të Ri Penal: Drejtësia restauruese: o Dispozita të posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës. o Ridimensionim tërësor i sistemit të dënimit penal, duke vendosur kritere objektive për...