Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Propagandë me kabinete inteligjente’, denoncimi: Shkollat nuk kanë as tualete funksionale
👁4860
Partia e Lirisë ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për propagandë dhe shou mediatik lidhur me projektin e “kabineteve inteligjente”, ndërsa sipas këtij subjekti, arsimi në Shqipëri është i rrënuar dhe shumë shkolla nuk kanë as kushtet bazë si tualete funksionale. Në mungesë të kryetarit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, në një konferencë për mediat doli Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PL, Arla Merja, e cila renditi problemet e sistemit arsimor, duke theksuar se ky sistem ka nevojë për reforma të thella. Merja kritikoi mënyrën se si Ministria po e trajton arsimin, duke...