Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pronat e krimit, pasuri publike/ Agjencia që i administron: Nuk i marrin më ish-pronarët, organizatat të sjellin ide për menaxhimin
Të gjitha pronat e sekuestruara dhe të konfiskuara nga Policia e Shtetit nuk u kthehen më ish-pronarëve, pasi ato janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga bota e krimit. Këto asete mund të përdoren nga komuniteti për kauza të mira. Në vitin 2024, vlera e aseteve të sekuestruara ishte 27 milionë euro, ndërsa vlera e pronave të konfiskuara ishte 4 milionë euro. Sipas raportit vjetor të AAPSK-së, pjesa më e madhe e aseteve të konfiskuara janë pasuri të paluajtshme, si apartamente dhe tokë truall. Një shtëpi apo një tokë e blerë me para që vijnë nga trafiku i lëndëve narkotike...