Burimi:
Kohajone.com

Promovimi i Euro U-17 në Shqipëri nis nga Durrësi, Duka: Historike, ta kthejmë këtë Evropian në festë
👁8460
Në kuadër të fushatës promovuese për Kampionatin Evropian U-17 “Shqipëri 2025”, Federata e Futbollit organizoi pasditen e sotme në Durrës një event festiv, që mblodhi fëmijë dhe banorë të këtij qyteti. Aktiviteti që u mbajt në sheshin përpara Pallatit të Kulturës kishte në qendër promovimin e këtij eventi historik për vendin tonë si edhe përfshirjen e komunitetit të Durrësit në këtë ngjarje të madhe sportive që do të zhvillohet nga 19 maji deri më 1 qershor në Shqipëri. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadori i turneut Klaus Gjasula...