Prokuroria Speciale merr të pandehur kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar të premten, më 30 tetor, në cilësinë e të pandehurit dhe dyshohet për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Nga Prokuroria Speciale thanë për Radion Evropa e Lirë se intervistimi i të parit të kryeqytetit të Kosovës u bë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”. “Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thanë nga Prokuroria Speciale. Rama u paraqit para Prokurorisë Speciale për intervistim rreth orës 13:30. Pas intervistimit, ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale për këtë çështje, dhe prandaj edhe u paraqit në Prokurori, duke theksuar...
Burimi:
javanews.al