Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryqëzuara për aktet e dhunës gjatë protestave në kryeqytet, duke u fokusuar veçanërisht te rasti i plagosjes në sy të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili dyshohet se u godit nga një plumb gome i përdorur nga forcat e policisë më 24 tetor. Grupi hetimor i përbërë nga dy prokurorë ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë Bankës së Shqipërisë me qëllim identifikimin e efektivit që kreu qitjen. Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Traumës, i riu u dërgua për trajtim të specializuar në Itali pasi sfera e gomës ndodhej ende në syrin e dëmtuar. Organi i akuzës i ka dërguar një letërporosi autoriteteve spitalore italiane për vënien në dispozicion të plumbit të gomës si provë kryesore materiale. Paralelisht,...