Prokuroria kërkoi sekuestrim, Gjykata heq masën ndaj ‘Central Park Premium’ në Ksamil: Ka leje ndërtimi!

Prokuroria kërkoi sekuestrim, Gjykata heq masën ndaj ‘Central Park Premium’ në Ksamil: Ka leje ndërtimi!

Pamje nga hoteli ‘Central Park Premium Hotel’ SARANDË- Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj hotelit “Central Park Premium” në Ksamil, objekt që pak ditë më parë ishte përfshirë në njoftimin e Prokurorisë së Sarandës për një hetim mbi ndërtimet pa leje. Por, në vendimin e dhënë të mërkurën, Gjykata e Sarandës arsyeton se hoteli disponon leje ndërtimi. Po ashtu, sipas gjykatës, objekti ka një numër pasurie të ndryshëm nga prona për të cilën Prokuroria kishte kërkuar vendosjen e sekuestros. Në njoftimin e Prokurorisë së Sarandës, disa ditë më parë, hoteli 5-katësh ishte cilësuar si objekt i ndërtuar pa leje, në kuadër të hetimeve të nisura në vitin 2025. Në të njëjtën çështje, ndaj pronarit të hotelit, Kujtim Peposhi, ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në...