Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e hetimit ndaj kreut të AMP-së: Nuk ka vepër penale!
👁6549
Florian Sulejmani TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pushimin e hetimit ndaj kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Kjo pasi, sipas hetimeve të kryera nga hetuesi i çështjes, nga ana e Sulejmanit nuk ka asnjë vepër penale. Sipas dokumentit të Prokurorisë, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.2823, të filluar në datën 25 prill në ngarkim të kreut të AMP-së, hetuesi ka dalë në përfundimin se Florian Sulemani ka ndjekur një praktikë të konsoliduar administrative dhe se "mungon dashja si element i anës subjektive të veprës...