Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prokuroria e Tiranës kërkesë Libanit: Të ekstradohet babai vrasës, Gjermania të marrë në pyetje bashkëshorten e Rayan Alwan
👁13277
Prokuroria e Tiranës u ka dërguar autoriteteve të drejtësisë libaneze kërkesën për të ekstraduar 49-vjeçarin Fadi Alwan, i cili akuzohet për vrasjen e të bijës Rayan Alwan, e cila u qëllua për vdekje nga i ati teksa kishin ardhur në Shqipëri si turiste. Prokurori i çështjes thotë në shkresa se kërkesa për ta ekstraduar nga Bejruti bazohet në marrëveshjen e reciprocitetit. Kjo kërkesë prokurorit i është përcjellë pak ditë pasi palestinezi Fadi Alwan u arrestua në Liban, dhe prangosja e tij iu njoftua Shqipërisë përmes Interpolit. Ndaj babait vrasës, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në mungesë për...