Prokuroria e konfirmon: Lirohen dy serbët e arrestuar në Prizren

Prokuroria e konfirmon: Lirohen dy serbët e arrestuar në Prizren

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy qytetarë serbë të arrestuar më 6 prill në Prizren, janë liruar në mungesë të provave. “Është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit. Këtë vendim, prokuroria tha se e ka ndërmarrë pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë dhe analizimit të të gjitha provave. Më 5 dhe 6 prill, në Prizren dhe Gjakovë, policia arrestoi 16 qytetarë serbë, përfshirë serbë nga Kosova dhe Serbia. Përmes një postimi në Facebook, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla,...