Burimi:
Top-Channel.tv

“Prokurorët, objekt kërcënimi nga krimi i organizuar”, Dumani: Rastet po shtohen dhe bëhen më shqetësuese
👁9336
Prokurorët e posaçëm janë kthyer në objekt kërcënimi nga eksponentë të krimit të organizuar, tha kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në KLP. Sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, rastet e kërcënimeve janë shtuar dhe po bëhen më shqetësuese. “Prokurorët kanë qenë objekt kërcënimi nga krimi i organizuar. Rastet po bëhen më të shumta dhe më shqetësuese”, tha Dumani. Gjatë renditjes së problematikave, ai tha se SPAK po përballet me presion të jashtëm. “Edhe për vitin 2024, disa nga problematikat e paraqitura vijojnë të mbeten. Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë,...