Projektligji i ri për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, rriten kufijtë e dëmshpërblimit, 250 mijë lekë brenda 14 ditëve për dëmet e vogla

Projektligji i ri për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, rriten kufijtë e dëmshpërblimit, 250 mijë lekë brenda 14 ditëve për dëmet e vogla

Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) kanë hartuar projektligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili synon të zëvendësojë ligjin ekzistues të vitit 2021 dhe të përshtatë plotësisht direktivat e Bashkimit Evropian në kuadër të Kapitullit 9 të negociatave për shërbimet financiare. Nisma ligjore sjell rritje të ndjeshme të kufijve të dëmshpërblimit, procedura më të shpejta pagese për qytetarët e dëmtuar dhe mekanizma të rinj që përgatisin tregun shqiptar për integrimin në tregun evropian. Sipas relacionit shpjegues që shoqëron projektaktin, kuadri i ri rregullator fokusohet vetëm te sigurimi i detyrueshëm motorik, duke shmangur mbivendosjet me transportin detar dhe ajror, dhe synon “garantimin e dëmshpërblimit të drejtë, të shpejtë dhe efektiv për palët e dëmtuara”, si dhe “forcimin...