Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm/ Testim për të gjithë diplomatët dhe krijimi i Akademisë Diplomatike

Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm/ Testim për të gjithë diplomatët dhe krijimi i Akademisë Diplomatike

Të gjithë diplomatët shqiptarë, pa përjashtim, do t’i nënshtrohen një testimi për të matur njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale. Ky është një nga elementët kryesorë të një projektligji të ri për Shërbimin e Jashtëm, i depozituar së fundmi në Kuvend nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Sipas projektligjit, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, të gjithë diplomatët aktualë do të testohen, pavarësisht gradës apo përvojës që kanë akumuluar ndër vite në ambasadat shqiptare në botë. Qëllimi është rritja e profesionalizmit dhe garantimi i një shërbimi diplomatik më cilësor. Procedurat dhe kriteret e këtij testimi...
Burimi: Sot.com.al