Projektit i ri i Kodit Penal/ Vasili: Problemi i vetëm i lirisë është  frika e tmerrshme e Ramës nga liria!

Projektit i ri i Kodit Penal/ Vasili: Problemi i vetëm i lirisë është frika e tmerrshme e Ramës nga liria!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar sërish me tone të ashpra ndaj projektit të ri të Kodit Penal të propozuar nga qeveria, më saktësisht ndaj deklaratës së fundit të kryemiistrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të mbytur lirinë e fjalës dhe për të heshtur denoncimet ndaj pushtetit. Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se “problemi i vetëm i lirisë është frika e tmerrshme e Ramës nga liria”. Ai akuzon kryeministrin se çdo kritikë ndaj qeverisë e konsideron “shamatë”, përfshirë denoncimet për korrupsion, lidhjet me krimin, shitjen e kufijve detarë dhe manipulimin e zgjedhjeve. “Çdo denoncim i korrupsionit të qeverisë Ramës i duket shamatë. Çdo fakt që tregon vjedhjen e zgjedhjeve apo grabitjen e taksave e pronës nga...