Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

Ministria e Brendshme ka përzgjedhur 20 shkolla për pajisjen me kamera inteligjente si pjesë e projektit “Smart City” për rritjen e sigurisë, por shkollat janë të pajisura aktualisht me kamera, ndërsa ekspertët ngrenë pikëpyetje për sigurinë e të dhënave personale. Nga Ilda Hoxha, BIRN Një grup ekspertësh të huaj mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë në muajin maj dhe pasi vëzhguan sistemin aktual të kamerave të sigurisë, bënë disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkollës. Vizita e pazakontë lidhej me projektin e kushtueshëm qeveritar “Smart City”, i cili premton që të instalojë mijëra kamera inteligjente...