Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Projeksionet tona jo si përrallat e bufit’, Rama: Në 2030, PBB 35 mld euro
👁14343
Kreu i PS, Rama ndodhet në qytetin e Shkodrës, ku po prezanton investimet 10 vjeçare. Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për Prodhimin e Përgjithsëm Kombëtar, ku deklaroi se projeksionet për 2030 janë për rritje në vlerën e 35 mld euro. ‘Kur morëm detyrën Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar ishte më pak se 10 mld Euro, sot më shumë se 25 mld Euro. Ambicia dhe projeksioni ynë për 2030-n është 35 miliardë euro. Projeksionet tona nuk janë si përrallat e bufit. Projeksionet e qeverisë së vendit të bëra nga ekspertetët e Ministrisë së Financave dhe ekspertë ndërkombëtarë’, u shpreh Rama.