Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!

Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi ditën e sotme në Kuvend projektligjin për përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport. “Sot duke hedhur një hap të ri, me miratimin e këtij projektligji ne do të përafrohemi akoma dhe më shumë, të gjithë kërkesave dhe angazhimeve që kemi marrë në procesin e negocimit për anëtarësimin në BE”, tha Balluku nga foltorja. Sipas saj, ky projektligj përcakton sasinë minimale vjetore në treg të biokarburanteve dhe lëndëve të tjera të rinovueshme për transport, të cilat plotësojnë kriteret e qëndrueshmërisë dhe kriteret e emetimeve të gazit serrë...
Burimi: Opinion.al