Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Program me AI për të monitoruar me kamera kantieret e ndërtimit”, Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Kryeministri Edi Rama ishte sot Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që mbështet universitetet dhe sipërmarrjen e re. Gjatë vizitës, ai ndoqi prezantimin e një start-up-i të krijuar nga të rinj shqiptarë, që synon të sjellë risi në financimin e sektorit të ndërtimit. Në fjalën e tij, Kryeministri paralajmëroi masa të reja për monitorimin e kantierëve të ndërtimit, përmes përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Gjithashtu, Kryeministri njoftoi se do të vendoset detyrimisht që kompanitë me mbi 100 punonjës të krijojnë një departament informacioni që të merret me aspektin teknologjik të operacioneve të...