Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Program i ri për strehimin social, 1253 familje nga shtresat në nevojë përfitojnë rikonstruksion të plotë të banesës
1253 familje në 35 bashki të vendit do të përfitojnë një rikonstruksion të plotë të banesës së tyre, si pjesë e programit për strehimit. Ministria e ekonomisë ka publikuar emrat e përfituesve të cilët janë miratuar me vendim të këshillit bashkiak. Bëhet fjalë për familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, invalid, pjesë e komunitetit rom, emigrantë të rikthyer, nëna kryefamiljare që kanë probleme teknike me banesën dhe e kanë pamundësi ekonomike për përmirësim. “Thirrja u hap në dhjetor të vitit 2024 dhe qëndroi e hapur deri në janar. Familjet kanë aplikuar në bashkitë përkatëse, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve...