Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Ish-kreu i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, kundërshtari i përbetuar i Lulzim Berishës, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda, kryesisht vrasje të kundërshtarëve. Në 2020, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës. Më herët, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila më vonë edhe u dënua, kishte rrëzuar dënimin e përjetshëm për Doklen dhe e kishte dënuar përfundimisht me 25 vite, duke i ndezur edhe dritën jeshile për liri. Por, teksa paraqitej në Shërbimin e Provës, Dokle shpejt do të rikthehej në botën e krimit. Ai nisi përplasjen e fortë me bosin e bixhozit Ervis Martinaj dhe mes tyre nisi një luftë e ashpër. Luftë që kulmoi me vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, xhaxhait të bashkëshortes së Dokles. Pas...