Profesori amerikan Daniel Serwer për protestat në Tiranë: Çdo ndryshim duhet të vijë vetëm përmes votës
Daniel Serwer, profesor për politikat e jashtme në Institutin Amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, shprehet kundra dhunës së shfaqur në 6 ditë protesta në Tiranë. “Dhuna është e papranueshme në shoqëritë demokratike siç është Shqipëria. Protestat janë të pranueshme pasi njerëzit janë të mërzitur për shumë gjëra që nga çështjet studentore dhe ato të ndërtimeve. Dhuna është duke e diskredituar këtë protestë. Unë kam qenë në 1997 në Shqipëri pas rënies së skemave piramidale dhe e kam parë se çfarë destabilizimi mund të sjellin protestat e dhunshme. Ne dje këtu në të gjithë Amerikën patëm protesta të paqta. Çdo lloj ndryshimi duhet të vijë përmes votës në rrugë paqësore jo të dhunshme”. Serwer i cili ka shërbyer...
Burimi:
kohajone.com