Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh
Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestat studentore, duke shprehur mbështetjen e tij për të rinjtë dhe duke kundërshtuar dhunën ndaj tyre. Fuga thekson se studentët nuk duhen paragjykuar apo etiketuar si të dhunshëm pa prova, ndërsa nënvizon se ata kanë të drejtë të protestojnë dhe të kërkojnë përmirësimin e kushteve të tyre ekonomike, sociale dhe akademike. Ai shprehet se, gjatë viteve të punës me studentët, ka vërejtur më shumë shqetësim për vështirësitë e jetës dhe pasigurinë për të ardhmen sesa prirje për dhunë. Për këtë arsye, Fuga kundërshton përgjithësimin e akteve të mundshme të individëve të veçantë për të gjithë studentët. Reagimi Unë jam i sigurt se studentët e mi nuk janë të dhunshëm! Nuk kanë prirje psikologjike...
Burimi:
gijotina.com