Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Produkte të bandave’/ Koka: Sara Mila dhe Arkend Balla morën vota sa për 6 deputetë
👁13177
Gazetari Bledian Koka i ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, me moderatoren Sonila Meço ka komentuar zhvillimet zgjedhore dhe realitetin politik në vend. Ai i cilësoi zgjedhjet si farsë dhe sistemin elektoral si një mekanizëm që po i nënshtrohet gjithnjë e më shumë deformimit. “Ti nuk mund të pish të gjithë detin për të kuptuar se uji është i kripur”, tha Koka, duke nënvizuar se shenjat e manipulimit janë të dukshme. Sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë çudi e madhe, pasi ky është një sistem që paralajmëron përkeqësim dhe nënshtrim të mëtejshëm të popullit. “Ky është një regjim që...